Sony Xperia T3 - Shikimi i fotove dhe videove

background image

Shikimi i fotove dhe videove

Përdoreni aplikacionin e Albumit për të parë fotot dhe për të riprodhuar videot që keni

nxjerrë me kamerën ose për të parë përmbajtje të ngjashme që keni ruajtur në pajisjen

tuaj. Të gjitha fotot dhe videot shfaqen në një tabelë sipas rendit kronologjik.

1

Shihni opsionet e menysë

2

Lëvizni lart ose poshtë për të parë përmbajtjen

3

Zvarritni anën e majtë të ekranit në të djathtë për të hapur menynë e ekranit bazë të Albumit

4

Data e objekteve në grup

5

Trokitni lehtë mbi një foto ose video për ta parë

Për të parë fotot dhe videot

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Albumi.

3

Trokitni lehtë mbi një foto ose video për ta parë.

4

Goditni lehtë majtas për të parë foton ose videon pasardhëse. Goditni lehtë

djathtas për të parë foton ose videon paraardhëse.

Nëse orientimi i ekranit nuk ndryshon automatikisht kur e ktheni pajisjen anash, shenjoni

kutinë e zgjedhjes për

Vetërrotullo ekranin nën Cilësimet > Ekrani.

Për të ndryshuar madhësinë e miniaturave

Kur shihni miniaturat e fotove dhe videove tek Albumi, largoni nga njëri-tjetri dy

gishtat për ta zmadhuar ose bashkojini dy gishtat për ta zvogëluar.

Për të bërë zoom në një foto

Kur jeni duke parë një foto, ndani dy gishtat për të zmadhuar ose bashkojini dy gishtat

për të zvogëluar.

Për të parë një panoramë të fotove tuaja

1

Kur jeni duke parë një foto, takoni ekranin për të shfaqur shiritet e veglave, pastaj

takoni >

Paraqitja e diapozitivave për të filluar riprodhimin e të gjitha fotove në

një album.

2

Takoni një foto për t'i dhënë fund panoramës.

89

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të parë një panoramë të fotove tuaja me muzikë

1

Kur jeni duke parë një foto, takoni ekranin për të shfaqur shiritin e veglave, pastaj

takoni >

SensMe™ slideshow.

2

Përzgjidhni muzikën dhe temën që dëshironi të përdorni për panoramën, pastaj

takoni . Aplikacioni i albumit analizon fotot tuaja dhe përdor të dhënat muzikore

të SensMe™ për të riprodhuar një panoramë.

3

Për të ndërprerë riprodhimin, takoni ekranin për të shfaqur komandat, pastaj

takoni .

Për të riprodhuar një video

1

Tek Albumi, gjeni dhe trokitni lehtë videon që dëshironi të riprodhoni.

2

Trokitni lehtë mbi

Filmat > Vetëm një herë.

3

Nëse komandat e riprodhomit nuk shfaqen, takoni ekranin për t'i shfaqur ato. Për

të fshirë komandant, takoni ekranin përsëri.

Për të vënë në pauzë një video

1

Kur një video është duke u riprodhuar, trokitni lehtë mbi ekran për të afishuar

kontrollet.

2

Takoni .

Për ta përparuar shpejt dhe rimbështjellë një video

1

Kur një video është duke u riprodhuar, trokitni lehtë mbi ekran për të afishuar

kontrollet.

2

Tërhiqeni treguesin e shiritit të përparimit majtas për të rikthyer ose djathtas për të

kaluar shpejt.

Për të rregulluar volumin e një videoje

Shtypni tastin e volumit.