Montimi
Një fletë plastike mbrojtëse është e bashkëngjitur në ekran. Duhet ta hiqni këtë fletë
përpara se të përdorni ekranin me prekje. Përndryshe, ekrani me prekje mund të mos
funksionojë siç duhet.
Për të futur mikro kartën SIM
Përdorni një stilolaps me majë të hollë ose një mjet tjetër të ngjashëm për të futur mikro kartën
SIM.
7
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
1
Me pjesën e pasme të pajisjes të kthyer nga ju, futni një thua në hapësirën midis
mbulesës së folesë së kartës së kujtesës mikro SIM dhe anës së pajisjes, pastaj
hiqni mbulesën.
2
Me kontaktet ngjyrë ari të kthyera nga ju, futni mikro kartën SIM në fole derisa të
dëgjoni një tingull kyçjeje.
3
Rivendosni mbulesën e folesë së mikro kartës SIM.
Nëse e futni mikro kartën SIM kur pajisja është e ndezur, pajisja riniset automatikisht.
Për të futur një kartë kujtese
Përdorni një stilolaps me majë të hollë ose një mjet tjetër të ngjashëm për të futur kartën e
kujtesës.
1
Futni thoin në hapësirën midis mbulesës së kartës së kujtesës dhe pajisjes, pastaj
hiqni mbulesën e kartës së kujtesës.
2
Vendoseni kartën e kujtesës në folenë e kartës së kujtesës, me kontaktet me
ngjyrë ari të drejtuara nga ju dhe pastaj shtyjeni kartën e kujtesës deri në fund në
fole derisa të dëgjoni një tingull kyçjeje.
3
Rivendosni mbulesën e kartës së kujtesës.
8
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të hequr mikro kartën SIM
1
Hiqni mbulesën e folesë së mikro kartës SIM.
2
Me anë të një stilolapsi me majë të hollë ose një mjet tjetër të ngjashëm, shtypeni
brenda kartën e kujtesës mikro SIM dhe më pas lëshojeni me shpejtësi.
3
Tërhiqeni kartën jashtë dhe hiqeni plotësisht.
4
Rivendosni mbulesën e folesë së mikro kartës SIM.
Për të hequr kartën e kujtesës
1
Fikeni pajisjen dhe hiqni mbulesën e folesë së kartës së kujtesës.
2
Me anë të një stilolapsi me majë të hollë ose një mjet tjetër të ngjashëm, shtypeni
brenda kartën e kujtesës dhe më pas lëshojeni me shpejtësi.
3
Tërhiqeni kartën jashtë dhe hiqeni plotësisht.