Kontrolli i përdorimit të të dhënave
Mund të rregjistroni sasinë e të dhënave të transferuara në dhe nga pajisja juaj nëpërmjet
lidhjes tuaj të të dhënave celulare ose Wi-Fi® gjatë një periudhe të caktuar. Për shembull,
mund të shihni sasinë e të dhënave që përdoren nga aplikacione individuale. Për të
dhënat e transferuara nëpërmjet lidhjes tuaj të të dhënave celulare, gjithashtu mund të
cilësoni paralajmërime dhe kufizime të përdorimit të të dhënave për t'iu shmanguar
tarifave shtesë.
Rregullimi i cilësimeve të përdorimit mund t'ju ndihmojë që të ruani një kontroll më të madh
mbi përdorimin e të dhënave, por nuk mund të garantojë parandalimin e tarifave shtesë.
31
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar trafikun e të dhënave celulare
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Përdorimi i të dhënave.
3
Zvarrisni rrëshqitësin ashtu si duhet pranë
Trafiku i të dhënave cel. për të
aktivizuar ose çaktivizuar trafikun e të dhënave celulare.
Pajisja juaj mund të vendosë lidhje Wi-Fi® dhe Bluetooth® edhe kur trafiku i të dhënave
celulare është i çaktivizuar.
Për të cilësuar një paralajmërim të përdorimit të të dhënave
1
Sigurohuni se trafiku i të dhënave celulare është aktivizuar.
2
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Përdorimi i të dhënave.
4
Për të cilësuar nivelin e paralajmërimit, tërhiqni vijën e paralajmërimit në vlerën e
dëshiruar. Merrni një njoftim paralajmërimi kur sasia e trafikut të të dhënave i
afrohet nivelit që cilësuat.
Për të cilësuar një kufi të përdorimit të të dhënave celulare
1
Sigurohuni që trafiku i të dhënave celulare është aktivizuar.
2
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Përdorimi i të dhënave.
4
Shenjoni kutinë e zgjedhjes
Cilëso kufirin e të dhënave cel. nëse nuk është
shenjuar, pastaj trokitni lehtë mbi
OK.
5
Për të cilësuar kufirin e përdorimit të të dhënave celulare, zvarritni vijën
korresponduese në vlerën e dëshiruar.
Sapo përdorimi i të dhënave celulare të arrjë kufirin e cilësuar, trafiku i të dhënave celulare në
pajisjen tuaj do të çaktivizohet automatikisht.
Për të kontrolluar përdorimin e të dhënave celulare të aplikacioneve të veçanta
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Përdorimi i të dhënave.
3
Gjeni dhe trokitni lehtë aplikacionin e dëshiruar.
4
Shenjoni kutinë e zgjedhjes për
Kufizo të dhënat në sfond.
5
Për t'u qasur në cilësime më specifike për aplikacionin (nëse disponohen), trokitni
lehtë mbi
Shih cilësimet e aplikacioneve dhe bëni ndryshimet e dëshiruara.
Funksionimi i aplikacioneve të veçanta mund të ndikohet nëse ndryshoni cilësimet që kanë
lidhje me përdorimin e të dhënave.
Për të parë të dhënat e transferuara përme Wi-Fi®
1
Nga Ekrani bazë juaj, takoni .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Përdorimi i të dhënave.
3
Takoni , kutinë e shënimit
Afisho përdorimin e Wi-Fi nëse nuk është e shënuar.
4
Trokitni lehtë mbi kartelën
Wi-Fi.