Cilësimet e përgjithshme të kamerës
Pamja e përgjithshme e cilësimeve të regjimit të fotografimit
Automatike superiore
Optimizoni cilësimet tuaja për t'iu përshtatur cilësdo skenë.
Me dorë
Rregulloni me dorë cilësimet e kamerës.
Efekti AR
Nxirrni foto me skena dhe karaktere virtuale.
Efekti krijues
Zbatoni efektet te fotot ose videot.
Timeshift burst
Gjeni foton më të mirë nga një burst imazhesh.
Social live
Transmetoni video të drejtpërdrejtë në Facebook™.
Lëvizja panoramike
Përdoreni këtë cilësim për të nxjerrë foto panoramike me kënd të gjerë. Thjesht shtypni tastin e kamerës
dhe lëvizeni kamerën pa u dridhur nga njëra anë në tjetrën.
Retushi i portretit
Nxirrni foto me stile portretesh në kohë reale.
Optimizimi automatik
Regjimi i optimizimit automatik zbulon kushtet në të cilat po fotografoni dhe rregullon
automatikisht cilësimet për të siguruar që të nxirrni foton më të mirë të mundshme.
Regjimi me dorë
Përdorni regjimin me dorë kur dëshironi të rregulloni me dorë cilësimet e kamerës për
bërjen e fotove dhe videove.
79
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Efekti AR
Mund të përdorni efektet AR (realiteti i shtuar) në fotot tuaja dhe t'i bëni ato më
argëtuese. Ky cilësim ju lejon të integroni skena 3D në fotot tuaja ndërsa i bëni ato.
Thjesht përzgjedhi skenën që dëshironi dhe rregulloni pozicionin e saj në pamor.
Efekti krijues
Mund të zbatoni efekte të ndryshme në fotot ose videot tuaja. Për shembull, mund të
shtoni një efekt Nostalgjik për t'i bërë fotot të duken më të vjetra ose një efekt Skicë për
një imazh më argëtues.
Timeshift burst
Kamera nxjerr një burst me 31 foto në një dritare prej dy sekondash - një sekondë para
dhe pasi të shtypni tastin e kamerës. Kështu që mund të ktheheni dhe të gjeni imazhin e
përsosur.
Për të përdorur shpërthimin e kalimit të kohës
1
Aktivizojeni kamerën.
2
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj përzgjidhni .
3
Për të bërë fotot, shtypeni tastin e kamerës plotësisht dhe pastaj lëshojeni atë.
Fotot e bëra shfaqen në shikimin e miniaturës.
4
Lëvizni përmes fotove të miniaturës dhe përzgjidhni foton që dëshironi të ruani,
pastaj trokisni .
Drejtpërdrejt shoqëror
Drejtpërdrejt shoqëror është një modalitet i rregjistrimit të kamerës që ju lejon të kaloni
video drejtpërdrejt në faqen tuaj në Facebook™. Thjesht duhet të keni një lidhje aktive
me internetin dhe të keni hyrë në Facebook™. Videot mund të jenë deri në 10 minuta të
gjata.
Për të transmetuar video drejtpërdrejtë duke përdorur drejtpërdrejt shoqëror
1
Aktivizojeni kamerën.
2
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj përzgjidhni .
3
Hyni në llogarinë tuaj në Facebook™.
4
Trokitni për të filluar transmetimin.
5
Për të bërë një foto gjatë transmetimit, trokitni .
6
Për të ndalur transmetimin, trokitni .
Retushi i portretit
Përdorni këtë tipar për të zbatuar efektet e retushit në fotot portret gjatë kohës që i bëni,
që të arrini rezultatet më të mira.
Për të përdorur tiparin e retushit të portreteve
1
Aktivizoni kamerën.
2
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi .
3
Trokitni lehtë mbi dhe përzgjidhni stilin e portretit që dëshironi të zbatoni në foto.
4
Për të fshirë stilin e zbatuar të portretit, trokitni lehtë mbi fytyrën e subjektit në
ekranin e kamerës.
5
Për të krahasuar stilin e zbatuar të portretit me portretin origjinal, prekni dhe mbani
ekranin e kamerës.
6
Për të nxjerrë një foto, shtypni plotësisht tastin e kamerës dhe lëshojeni.
Hapja e shpejtë
Përdorni cilësimet e Hapjes së shpejtë për të hapur kamerën kur ekrani është i kyçur.
Vetëm hape
Kur ky cilësim është i aktivizuar, mund të hapni kamerën kur ekrani është i kyçur, duke shtypur për pak çaste
tastin e kamerës.
80
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Hape dhe fotografo
Kur ky cilësim është i aktivizuar, mund të hapni kamerën dhe të nxirrni automatikisht një foto kur ekrani është i
kyçur, duke shtypur për pak çaste tastin e kamerës.
Hape dhe regjistro videon
Kur ky cilësim është i aktivizuar, mund të hapni kamerën dhe të filloni të regjistroni një video kur ekrani është i
kyçur, duke shtypur për pak çaste tastin e kamerës.
Joaktiv
Gjeoetiketimi
Etiketoni fotot me hollësitë se ku i nxorrët ato.
Marrja me prekje
Identifikoni një zonë të fokusit dhe pastaj prekni me gisht ekranin e kamerës. Fotoja
nxirret sapo të hiqni gishtin.
Tingulli shkrepës
Zgjidh për të aktivizuar ose çaktivizuar tingullin shkrepës.
Ruajtja e të dhënave
Mund të zgjidhni të ruani të dhënat tuaja ose në një kartë SD të heqshme ose në
hapësirën ruajtëse të brendshme.
Hapësira ruajtëse e brendshme
Fotot ose videot ruhen në kujtesën e pajisjes.
Karta SD
Fotot ose videot ruhen në kartën SD.
Balanca e të bardhës
Ky funksion rregullon balancën e ngjyrave sipas kushteve të ndriçimit. Ikona e cilësimit të
balancës së të bardhës disponohet në ekranin e kamerës.
Automatike
Rregullon automatikisht balancën e ngjyrave sipas kushteve të ndriçimit.
Inkandeshente
Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e një ndriçimi të butë si p.sh. nën llambat e dritave.
Fluoreshente
Rregullon balancën e ngjyrave për ndriçimin fluoreshent.
Dritë dite
Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e mjediseve të jashtme me diell.
Me re
Rregullon balancën e ngjyrave për një qiell me re.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e marrjes
Me dorë.