Sony Xperia T3 - Shtimi i informacionit të kontaktit mjekësor dhe urgjencës

background image

Shtimi i informacionit të kontaktit mjekësor dhe urgjencës

Mund të shtoni dhe modifikoni informacionin ICE (Në rast urgjence) tek aplikacioni

Kontaktet. Mund të futni hollësi mjekësore, siç janë alergjitë dhe mjekimet që po

përdorni, plus informacione për të afërmit dhe shokët të cilët mund të kontaktohen në

rast urgjence. Pas konfigurimit, qasja në informacioni tuaj ICE mund të realizohet nga

ekrani i kyçjes i sigurisë. Kjo do të thotë që edhe nëse ekrani është i kyçur, për shembull,

nga një kod PIN, model kyçjeje ose fjalëkalim, personeli i urgjencës përsëri mund ta

përnxjerrë informacionin tuaj ICE.

1

Ktheheni në ekranin kryesor të Kontakteve

2

Merrni më shumë informacion rreth ICE

3

Afishoni informacionin tuaj personal dhe mjekësor si pjesë e informacionit ICE

4

Informacioni mjekësor

5

Lista e kontakteve ICE

6

Krijoni kontakte të reja ICE

7

Përdorni kontaktet ekzistuese si kontakte ICE

54

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të futur informacionin tuaj mjekësor

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë mbi

ICE – Në rast urgjence.

3

Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi

Modifiko informacionin mjekësor.

4

Modifikoni informacionin e dëshiruar.

5

Kur të mbaroni, trokitni lehtë mbi

U krye.

Për të shtuar një kontakt të ri ICE

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë mbi

ICE – Në rast urgjence dhe pastaj trokitni lehtë mbi .

3

Nëse i keni sinkronizuar kontaktet tuaja me një ose më shumë llogari dhe po

shtoni një kontakt për herë të parë, duhet të përzgjidhni llogarinë tek e cila

dëshironi ta shtoni këtë kontakt. Ndryshe, trokitni lehtë mbi

Kontakti telefonik,

nëse dëshironi vetëm ta përdorni dhe ta ruani këtë kontakt në pajisjen tuaj.

4

Futni ose përzgjidhni informacionin e dëshiruar për kontaktin.

5

Kur të mbaroni, trokitni lehtë mbi

U krye.

Kontakti ICE duhet të ketë të paktën një numër telefoni, në të cilin personeli i urgjencës mund

të bëjë një telefonatë. Nëse pajisja juaj është kyçur nga një kyçje e ekranit të sigurisë, personeli

i urgjencës mund të shikojë vetëm numrin e telefonit të kontaktit ICE, edhe nëse ka

informacione të tjera për kontaktin të futura në aplikacionin Kontaktet.

Për të përdorur kontaktet ekzistuese si kontakte ICE

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë mbi

ICE – Në rast urgjence dhe pastaj trokitni lehtë mbi .

3

Shenjoni kontaktet që dëshironi të përdorni si kontakte ICE.

4

Kur të mbaroni, trokitni lehtë mbi

U krye.

Kontaktet ICE që përzgjodhët duhet të kenë të paktën një numër telefoni, në të cilin personeli i

urgjencës mund të bëjë një telefonatë. Nëse pajisja juaj është kyçur nga një kyçje e ekranit të

sigurisë, personeli i urgjencës mund të shikojë vetëm numrin e telefonit të kontakteve ICE,

edhe nëse ka informacione të tjera për kontaktet të futura në aplikacionin Kontaktet.

Për të afishuar informacionin tuaj personal dhe mjekësor si pjesë e informacionit ICE

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë mbi

ICE – Në rast urgjence.

3

Trokitni lehtë mbi , pastaj shenjoni kutinë e zgjedhjes për

Shfaqni informacionet

personale.

Për ta bërë informacionin tuaj ICE të dukshëm nga ekrani i kyçjes i sigurisë

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë mbi

ICE – Në rast urgjence.

3

Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi

Cilësimet.

4

Shenjoni kutinë e zgjedhjes për

ICE në ekranin e kyçjes.

Informacioni juaj ICE është i dukshëm nga ekrani i kyçjes i sigurisë sipas paracaktimit.

Për të aktivizuar telefonatat për kontaktet ICE nga ekrani i kyçjes i sigurisë

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë mbi

ICE – Në rast urgjence.

3

Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi

Cilësimet.

4

Shenjoni kutinë e zgjedhjes për

Aktivizo telefonatën në ICE.

Disa operatorë rrjeti mund të mos i mbështesin telefonatat ICE.