Transferimi i kontakteve
Ka disa mënyra për të transferuar kontaktet në pajisjen tuaj të re. Mësoni më shumë rreth
zgjedhjes së një mënyre transferimi në
www.sonymobile.com/support
.
Transferimi i kontakteve duke përdorur një kompjuter
Xperia™ Transfer është një aplikacion që ju ndihmon të mblidhni kontaktet nga pajisja
juaj e vjetër dhe t'i transferoni ato në pajisjen tuaj të re. Xperia™ Transfer, në të cilin
mund të qaseni nga softueri Xperia™ Companion, mbështet pajisjet celulare që
ekzekutohen në iOS/iCloud dhe Android™. Nëse jeni duke kaluar nga një pajisje iOS,
tipari i Përputhjes së aplikacionit sugjeron aplikacione të barasvlershme të Android për
aplikacionet tuaja të iOS.
Për të përdorur Xperia™ Transfer, ju nevojitet:
•
Një kompjuter i lidhur me internetin.
•
Pajisja juaj e re Android™.
•
Një kabllo USB për pajisjen tuaj të re Android™.
•
Pajisja juaj e vjetër.
•
Një kabllo USB për pajisjen tuaj të vjetër.
Mund të mos ju duhet pajisja juaj e vjetër. Për pajisjet iOS, mund të lidhni drejtpërdrejt në
iCloud ose të përdorni një kopje rezervë vendore. Për pajisjet Sony që keni pasur më parë
mund të përdorni kopjet rezervë lokale.
Për të transferuar kontaktet në pajisjen tuaj të re
1
Kërkoni dhe shkarkoni Xperia™ Companion për Windows në
http://support.sonymobile.com/tools/xperia-companion ose Xperia™ Companion
për Mac në http://support.sonymobile.com/tools/xperia-companion-mac nëse
softueri nuk është instaluar tashmë.
2
Lidheni pajisjen me kompjuterin duke përdorur një kabllo USB.
3
Pas instalimit me sukses, hapni softuerin Xperia™ Companion nëse nuk hapet
automatikisht dhe më pas klikoni
Xperia™ Transfer
dhe ndiqni udhëzimet
përkatëse për të transferuar kontaktet tuaja.
Transferimi i kontakteve duke përdorur një llogari në linjë
Nëse i sinkronizoni kontaktet në pajisjen tuaj të vjetër ose në kompjuterin tuaj me një
llogari në linjë, për shembull, të Google Sync™, Facebook™ ose Microsoft
®
Exchange
ActiveSync
®
, mund t'i transferoni kontaktet tuaja në pajisjen e re duke përdorur atë
llogari.
Për të sinkronizuar kontaktet në pajisjen tuaj të re duke përdorur një llogari
sinkronizimi
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Cilësimet> Llogaritë e
sinkronizimi.
3
Përzgjidhni llogarinë me të cilën dëshironi të sinkronizoni kontaktet tuaja dhe pastaj
trokitni lehtë mbi >
Sinkronizo tani.
Duhet të hyni në llogarinë përkatëse të sinkronizimit para se të sinkronizoni kontaktet tuaja me
të.
Metoda të tjera për transferimin e kontakteve
Ka disa mënyra të tjera për të transferuar kontaktet nga pajisja juaj e vjetër në pajisjen
tuaj të re. Për shembull, mund të kopjoni kontakte në një kartë kujtese, të përdorni
teknologjinë Bluetooth
®
ose t'i ruani kontaktet në një kartë SIM. Për më shumë
51
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
informacione të veçanta rreth transferimit të kontakteve nga pajisja juaj e vjetër, referojuni
udhëzuesit përkatës të përdorimit.
Për të importuar kontaktet nga një kartë kujtese
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi .
2
Shtypni dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Importo kontaktet > Karta SD.
3
Përzgjidhni skedarin që dëshironi të importoni.
Për të importuar kontaktet duke përdorur teknologjinë Bluetooth
®
1
Sigurohuni që e keni aktivizuar funksionin Bluetooth
®
dhe që pajisja juaj është
cilësuar si e dukshme.
2
Kur njoftoheni për një skedar që do të hyjë në pajisjen tuaj, zvarriteni poshtë shiritin
e gjendjes dhe trokitni lehtë mbi njoftimin për të pranuar transferimin e skedarit.
3
Trokitni lehtë mbi
Prano për të nisur transferimin e skedarit.
4
Zvarriteni poshtë shiritin e gjendjes. Kur transferimi të përfundojë, trokitni lehtë mbi
njoftimin.
5
Trokitni lehtë mbi skedarin e marrë.
Për të importuar kontaktet nga një kartë SIM
Nëse transferoni kontakte duke përdorur një kartë SIM, mund të humbni informacione ose të
merrni shumë zëra kontaktesh.
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Importo kontaktet > Karta SIM.
3
Për të importuar një kontakt individual, gjeni dhe trokitni lehtë mbi kontaktin. Për t'i
importuar të gjitha kontaktet, trokitni lehtë mbi
Importo të gjitha.