Sony Xperia T3 - Pasqyrimi pa tel i ekranit të pajisjes tuaj në një televizor

background image

Pasqyrimi pa tel i ekranit të pajisjes tuaj në një televizor

Mund ta përdorni tiparin Pasqyrimi i ekranit për të afishuar ekranin e pajisjes tuaj në një

televizor ose në një ekran tjetër të madh, pa përdorur lidhje me kabllo. Teknologjia Wi-Fi

Direct™ krijon një lidhje pa tel midis dy pajisjeve që të mund të uleni dhe të shijoni fotot

tuaja të preferuara nga kanapeja juaj. Gjithashtu, mund ta përdorni këtë tipar për të

dëgjuar muzikë nga pajisja juaj nëpërmjet altoparlantëve të televizorit.

Që funksionaliteti i përshkruar më sipër të punojë, televizori juaj duhet ta mbështesë

pasqyrimin e ekranit bazuar në Wi-Fi CERTIFIED Miracast™. Nëse televizori juaj nuk e

mbështet pasqyrimin e ekranit, mund të duhet të blini veçan një përshtatës pa tel të ekranit.

Kur përdorni pasqyrimin e ekranit, cilësia e imazhit mund të ndikohet negativisht ndonjëherë

nëse ka ndërhyrje nga rrjete të tjera Wi-Fi®.

Për të pasqyruar ekranin e pajisjes tuaj në një ekran televizori

1

Televizori: Për të aktivizuar funksionin e pasqyrimit të ekranit, ndiqni udhëzimet në

udhëzuesin e përdorimit për televizorin tuaj.

2

Pajisja juaj: Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Lidhshmëria Xperia™ > Pasqyrimi i

ekranit.

4

Trokitni lehtë mbi

Aktivizo Pasqyrimin e ekranit dhe përzgjidhni pajisjen në të cilën

dëshironi të pasqyroni përmbajtjen.

Gjatë përdorimit të pasqyrimit të ekranit, mos e mbuloni zonën e antenës Wi-Fi të pajisjes tuaj.

Që funksionaliteti i përshkruar më sipër të punojë, televizori juaj duhet ta mbështesë

pasqyrimin e ekranit bazuar në Wi-Fi CERTIFIED Miracast™.