
Sfondi dhe temat
Mund ta përshtatni ekranin bazë sipas stilit tuaj, duke përdorur sfonde dhe tema të
ndryshme. Mund të ndryshoni gjithashtu sfondin në ekranin e kyçjes.
20
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

Për të ndryshuar sfondin e ekranit bazë
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh te Ekrani bazë derisa të dridhet pajisja.
2
Trokitni lehtë mbi
Sfondet dhe përzgjidhni një opsion.
Për të cilësuar një temë
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh tek Ekrani bazë derisa të dridhet pajisja.
2
Trokitni lehtë mbi
Temat dhe pastaj përzgjidhni një temë.
Kur ndryshoni një temë, ndryshon edhe sfondi në disa aplikacione.
Për të ndryshuar sfondin për ekranin e kyçjes
1
Nga ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Personalizimi > Ekrani i kyçjes.
3
Përzgjidhni një opsion dhe pastaj ndiqni udhëzimet për të ndryshuar sfondin tuaj.