Bashkëndarja e muzikës
Për të bashkëndarë një këngë
1
Nga ekrani bazë i "WALKMAN", shfletoni te kënga ose albumi që dëshironi të
bashkëndani.
2
Prekni dhe mbani titullin e këngës, dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Bashkëndaj.
3
Përzgjidhni një aplikacion nga lista dhe pastaj ndiqni udhëzimet në ekran.
Gjithashtu mund të bashkëndani albume dhe lista dëgjimi në të njëjtën mënyrë.
Bashkëndarja e muzikës në Facebook™
Funksioni i muzikës së shokëve grumbullon lidhjet te muzika dhe përmbajtjen e lidhur me
muzikën që ju dhe shokët tuaj keni bashkëndarë duke përdorur Facebook™.
Për të bashkëdarë dhe për të "Pëlqyer" një këngë në Facebook™
1
Kur kënga është duke u luajtur në aplikacionin "WALKMAN", trokitni lehtë
kopertinën e albumit.
2
Trokitni lehtë për të treguar se "Pëlqeni" këngën në Facebook™. Nëse
dëshironi, shtoni një koment në fushën e komenteve.
3
Trokitni lehtë
Ndaj për ta dërguar këngën në Facebook™. Nëse kënga merret me
sukses, do t'ju vijë një mesazh konfirmimi nga Facebook™.
Për të menaxhuar muzikën nga shokët tuaj në Facebook™
1
Hapni menynë e ekranit bazë të "WALKMAN" dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Muz. e
shokëve > Të fundit.
2
Trokitni lehtë mbi objektin me të cilin dëshironi të punoni.
3
Menaxhoni objektin sipas dëshirës. Për shembull, për të "pëlqyer" një këngë,
trokitni lehtë mbi . Për të komentuar mbi një këngë, shtoni një koment në fushën
e komenteve.
Për të parë muzikën që keni bashkëndarë në Facebook™
1
Hapni menynë e ekranit bazë të "WALKMAN" dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Muz. e
shokëve > Të ndarat mia.
2
Lëvizni për te një objekt që dëshironi të hapni dhe pastaj trokiteni lehtë. Shfaqen të
gjitha komentet që keni postuar në Facebook™ në lidhje me objektin, nëse
ekzistojnë.