Gjetja e një pajisjeje të humbur
Nëse keni një llogari të Google™, shërbimi në ueb i my Xperia mund t'ju ndihmojë të
gjeni vendndodhjen dhe të siguroni pajisjen tuaj nëse e humbni. Mund të:
•
Gjeni vendndodhjen e pajisjes në një hartë.
•
Realizoni tingëllimin e një sinjalizimi edhe nëse pajisja është në regjimin e heshtjes.
•
Kyçni në largësi pajisjen dhe ta konfiguroni pajisjen që t'i shfaqë informacionin tuaj të
kontaktit kujtdo që e gjen.
•
Si zgjidhje të fundit, të pastroni në largësi kujtesën e brendshme dhe të jashtme të
pajisjes.
Shërbimi my Xperia mund të mos jetë i disponueshëm në të gjitha vendet/rajonet.
Për të aktivizuar shërbimin my Xperia
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Siguria > my Xperia > Aktivizo.
3
Shenjoni kutinë e zgjedhjes dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Prano.
Për të verifikuar nëse shërbimi my Xperia mund të gjejë vendndodhjen e pajisjes tuaj, shkoni te
myxperia.sonymobile.com
dhe hyni duke përdorur të njëjtën llogari të Google™ që keni
konfiguruar në pajisjen tuaj.