Sony Xperia T3 - Informacioni ligjor

background image

Informacioni ligjor

Sony D5102/D5103/D5106

Ky udhëzues përdorimi botohet nga Sony Mobile Communications AB ose nga filiali i tij vendor, pa asnjë garanci.

Përmirësimet dhe ndryshimet në këtë udhëzues përdorimi, të imponuara nga gabimet e shtypit, pasaktësitë e

informacionit aktual ose përmirësimet e programeve dhe/ose të pajisjeve, mund të bëhen në çdo kohë dhe pa

paralajmërim nga Sony Mobile Communications AB. Sidoqoftë, ndryshimet e tilla do të përfshihen në edicionet e

reja të këtij udhëzuesi të Përdoruesit. Të gjitha ilustrimet janë vetëm për qëllime ilustrimi dhe mund të mos

pasqyrojnë saktësisht pajisjen aktuale.
Të gjitha produktet dhe emrat e kompanive të përmendura këtu janë marka tregtare ose marka të regjistruara

tregtare të pronarëve të tyre përkatës. Të gjitha markat e tjera tregtare janë pronë e pronarëve të tyre përkatës. Të

gjitha të drejtat që nuk jepen posaçërisht këtu, janë të rezervuara. Vizitoni

www.sonymobile.com/us/legal/ për më

shumë informacion.
Ky udhëzues i Përdoruesit mund të përmendë shërbime ose aplikacione të ofruara nga palë të treta. Përdorimi i

programimeve ose shërbimeve të tilla, mund të kërkojë një regjistrim të veçantë tek pala e tretë ofruese dhe mund

t'u nënshtrohet kushteve të mëtejshme të përdorimit. Për aplikimet që përdoren në ose nëpërmjet një sajti në ueb

të një pale të tretë, ju lutemi rishikoni në fillim kushtet e përdorimit dhe politikën e zbatueshme të privatësisë të

faqeve të tilla në Internet. Sony nuk garanton disponueshmërinë ose funksionimin e asnjë sajti uebi apo shërbimi të

ofruar nga palët e treta.
Pajisja juaj celulare ka aftësinë të shkarkojë, të ruajë dhe të përcjellë përmbajtje shtesë, për shembull, tonet e ziles.

Përdorimi i një përmbajtjeje të tillë mund të jetë i kufizuar ose i ndaluar nga të drejtat e palëve të treta, duke

përfshirë, por pa u kufizuar në kufizimin sipas ligjeve të zbatueshme për të drejtat e autorit. Për përmbajtjet shtesë

që shkarkuat në pajisjen tuaj ose që përcollët nga ajo, plotësisht përgjegjës jeni ju dhe jo Sony. Para se të përdorni

çdo përmbajtje shtesë, kontrolloni nëse përdorimi i synuar nga ju është licensuar siç duhet ose është autorizuar

ndryshe. Sony nuk garanton saktësinë, integritetin ose cilësinë e çdo përmbajtjeje shtesë ose të çdo përmbajtjeje

tjetër nga palët e treta. Sony nuk mund të jetë përgjegjës në asnjë rrethanë, për përdorimin e gabuar nga ju të

përmbajtjeve shtesë ose të përmbajtjeve të tjera nga palët e treta.
Vizitoni

www.sonymobile.com për më shumë informacion.

Ky produkt mbrohet nga disa të drejta të pronësisë intelektuale të Microsoft. Ndalohet përdorimi ose shpërndarja e

teknologjive të tilla jashtë këtij produkti pa një licensë nga Microsoft.
Pronarët e përmbajtjes përdorin teknologjinë e menaxhimit të të drejtave dixhitale të medias së Windows (WMDRM)

për të mbrojtur pronësinë e tyre intelektuale, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Kjo pajisje përdor softuerin

WMDRM, për qasjen në përmbajtjet e mbrojtura me WMDRM. Nëse softueri WMDRM nuk arrin ta mbrojë

përmbajtjen, pronarët e përmbajtjes mund t'i kërkojnë Microsoft të revokojë aftësinë e softuerit për të përdorur

WMDRM-në për riprodhimin ose kopjimin e përmbajtjeve të mbrojtura. Revokimi nuk ndikon në përmbajtjet e

pambrojtura. Kur i shkarkoni licensat për përmbajtjet e mbrojtura, ju pranoni që Microsoft mund të përfshijë një listë

revokimi me licensat. Pronarët e përmbajtjeve mund t'ju kërkojnë ta përmirësoni WMDRM-në, për qasjen në

përmbajtjet e tyre. Nëse refuzoni një përmirësim, nuk do të jeni në gjendje të qaseni në përmbajtjen që kërkon

përmirësimin.
Ky produkt liçensohet në bazë të portofolit të liçensave të patentave vizive MPEG-4 dhe AVC për përdorim personal

dhe jotregtar të një konsumatori për (i) kodim videosh në pajtim me standardin viziv MPEG-4 (“video MPEG-4”) ose

AVC (“video AVC”) dhe/ose (ii) dekodim videosh të formatit MPEG4 ose AVC të koduara nga një konsumator i

përfshirë në veprimtari personale dhe jotregtare dhe/ose të siguruar nga një ofrues materialesh video i liçensuar nga

MPEG LA për të ofruar video MPEG-4 dhe/ose AVC. Asnjë licensë nuk jepet ose nuk do të nënkuptohet për

çfarëdo përdorimi tjetër. Të dhëna të mëtejshme, duke përfshirë çka lidhet me përdorime dhe licencime

promocionale, të brendshme dhe komerciale mund të merren nga MPEG LA, L.L.C. Shihni

www.mpegla.com.

Teknologjia dekoduese MPEG Layer-3 është licensuar nga Fraunhofer IIS dhe Thomson.
SONY MOBILE NUK DO TE JETE PERGJEGJES PER NDONJE HUMBJE, FSHIRJE DHE/OSE MBISHKRUARJE

TE TE DHENAVE OSE TE DHENAVE OSE SKEDAREVE PERSONALE TE VENDOSUR NE PAJISJEN TUAJ

(PERFSHIRE POR JO TE KUFIZUAR TEK KONTAKTET, PJESET MUZIKORE DHE FOTOGRAFITE) QE RRJEDHIN

NGA NDONJE PERDITESIM I PAJISJES TUAJ PERMES NDONJE NGA METODAVE TE PERSHKRUARA NE KETE

UDHEZUES OSE DOKUMENTACION TE PERDORUEIST. SONY MOBILE OSE FURNIZUESIT E TIJ NUK MBAJNË

NË ASNJË RAST PËRGJEGJËSI TË PLOTË PËR CILINDO PREJ DËMEVE, HUMBJEVE DHE SHKAQEVE TË

VEPRIMEVE LIGJORE (QOFTË NË KONTRATË OSE JASHTË KONTRATE, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U

KUFIZUAR NË NEGLIZHENCËN OSE NË NJË MËNYRË TJETËR) QË TEJKALON SHUMËN QË KENI PAGUAR NË

TË VËRTETË PËR PAJISJEN TUAJ.
© Sony Mobile Communications AB, 2014.
Të gjitha të drejtat rezervohen.

126

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.