Kujtesa dhe hapësira ruajtëse
Pajisja juaj ka lloje të ndryshme kujtese dhe mundësi ruajtëse për fotot, aplikacionet dhe
skedarët e tjerë:
•
Hapësira ruajtëse e brendshme është rreth
4.9 GB dhe përdoret për të ruajtur
përmbajtjen e shkarkuar ose të transferuar bashkë me cilësimet dhe të dhënat personale.
Këtu futen alarmet, cilësimet e volumit dhe të gjuhës, postat elektronike, faqeshënuesit,
kontaktet, ngjarjet e kalendarit, fotot, videot dhe muzika.
•
Mund të përdorni një kartë kujtese të heqshme me deri në
32 GB për më shumë
hapësirë ruajtëse. Shumica e aplikacioneve mund të lexojnë të dhënat nga një kartë
kujtese, por vetëm disa aplikacione mund të ruajnë skedarë në këtë lloj kujtese. Për
shembull, mund ta cilësoni aplikacionin e kamerës të ruajë fotot drejt e në kartën e
kujtesës.
•
Kujtesa dinamike (RAM) është rreth
1 GB dhe nuk mund të përdoret si hapësirë ruajtëse.
RAM përdoret për aplikacionet që ekzekutohen dhe për sistemin operativ.
Mund të duhet të blini veçan një kartë kujtese.
Lexoni më shumë rreth përdorimit të kujtesës në pajisjet me Android duke shkarkuar
Librin e bardhë për pajisjen tuaj në
www.sonymobile.com/support
.
Përmirësimi i funksionimit të kujtesës
Kujtesa në pajisjen tuaj është e prirur të mbushet si rezultat i përdorimit të zakonshëm.
Nëse pajisja fillon të ngadalësohet, ose aplikacionet e ndërpresin punën papritur, duhet
të keni parasysh sa më poshtë:
•
Duhet të keni gjithmonë më tepër se
100 MB hapësirë ruajtëse të brendshme të lirë dhe
më shumë se
100 MB RAM të lirë.
•
Mbyllni aplikacionet që po ekzekutohen, të cilët nuk i përdorni.
•
Pastroni kujtesën e fshehtë për të gjitha aplikacionet.
•
Çinstaloni aplikacionet e shkarkuara që nuk përdorni.
•
Transferoni foto, video dhe muzikë nga kujtesa e brendshme në kartën e kujtesës.
•
Nëse pajisja nuk mund ta lexojë përmbajtjen në kartën e kujtesës, mund të duhet ta
formatoni.
Për të parë gjendjen e kujtesës
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Arkivi.
Për të parë sasinë e kujtesës RAM të lirë dhe të përdorur
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Aplikacionet > Në veprim.
Për të pastruar kujtesën e fshehtë për të gjitha aplikacionet
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Arkivi.
3
Trokitni lehtë mbi
Të dhënat në kujtesën e fshehtë > OK.
Kur pastroni kujtesën e fshehtë, nuk humbni asnjë informacion të rëndësishëm apo cilësim.
121
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të transferuar skedarët e multimediave në kartën e kujtesës
1
Sigurohuni që keni futur një kartë kujtese në pajisje.
2
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Arkivi > Transfero të dhënat në kartën
SD.
4
Shenjoni llojet e skedarëve që dëshironi të transferoni në kartën e kujtesës.
5
Trokitni lehtë mbi
Transfero.
Për të ndaluar ekzekutimin e aplikacioneve dhe të shërbimeve
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Aplikacionet > Në veprim.
3
Përzgjidhni një aplikacion ose shërbim, pastaj trokitni lehtë mbi
Ndalo.
Për të formatuar kartën e kujtesës
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Arkivi > Fshi kartën SD.
3
Për të konfirmuar, trokitni lehtë mbi
Fshi kartën SD > Fshij gjithçka
E gjithë përmbajtja në kartën e kujtesës fshihet kur e formatoni atë. Sigurohuni se keni bërë
kopje rezervë të të gjitha të dhënave që dëshironi të ruani, para formatimit të kartës së
kujtesës. Për të bërë kopje rezervë të përmbajtjes, mund ta kopjoni në kompjuter. Për më
shumë informacion, shikoni