Konfigurimi i postës elektronike
Përdorni aplikacionin e postës elektronike në pajisjen tuaj për të dërguar dhe për të
marrë mesazhe të postës elektronike nëpërmjet llogarive tuaja të postës elektronike.
Mund të keni njëkohësisht një ose disa llogari të postës elektronike, duke përfshirë
llogaritë e korporatës Microsoft Exchange ActiveSync.
Për të konfiguruar një llogari të postës elektronike
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Posta elektronike.
3
Për të përfunduar konfigurimin, ndiqni udhëzimet që shfaqen në ekran.
Për disa shërbime të postës elektronike, mund të duhet të kontaktoni me ofruesin e
shërbimeve të postës elektronike për informacionin rreth cilësimeve të detajuara për llogarinë
e postës elektronike.
Për të shtuar një llogari shtesë të postës elektronike
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Posta elektronike.
3
Nëse jeni duke përdorur disa llogari të postës elektronike, trokitni
, pastaj
trokitni
Shto llogarinë.
4
Futni adresën e postës elektronike dhe fjalëkalimin dhe më pas trokitni lehtë mbi
Tjetër. Nëse cilësimet për llogarinë e postës elektronike nuk mund të shkarkohen
automatikisht, përfundoni me dorë konfigurimin.
5
Kur ju kërkohet, futni një emër për llogarinë tuaj të postës elektronike që të mund
të identifikohet lehtë.
6
Kur të mbaroni, takoni
Tjetër.
Për të cilësuar një llogari poste elektronike si llogaria juaj e paracaktuar
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Posta elektronike.
3
Shtypni dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Cilësimet.
4
Përzgjidhni llogarinë që dëshironi të përdorni si llogarinë e paracaktuar për krijimin
dhe dërgimin e mesazheve të postës elektronike.
5
Shenjoni kutinë e zgjedhjes për
Llogaria e paracaktuar. Kutia në hyrje e llogarisë
së paracaktuar shfaqet sa herë që hapni aplikacionin e postës elektronike.
Nëse keni vetëm një llogari poste elektronike, kjo llogari është automatikisht llogaria e
paracaktuar.