Sinkronizimi me llogaritë në linjë
Sinkronizoni pajisjen tuaj me kontaktet, postën elektronike, ngjarjet e kalendarit dhe
informacione të tjera nga llogaritë në linjë, për shembull, llogaritë e postës elektronike si
Gmail™ dhe Exchange ActiveSync, Facebook™, Flickr™ dhe Twitter™. Mund t'i
sinkronizoni automatikisht të dhënat për të gjitha llogaritë me anë të aktivizimit të
funksionit të sinkronizimit automatik. Ose mund të sinkronizoni me dorë çdo llogari.
Për të konfiguruar një llogari në linjë për sinkronizim
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Shto llogarinë, pastaj përzgjidhni llogarinë që
dëshironi të shtoni.
3
Ndiqni udhëzimet për të krijuar një llogari ose hyni nëse tashmë e keni një llogari.
Për të sinkronizuar me dorë me një llogari në linjë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi >
Cilësimet.
2
Nën
Llogaritë, përzgjidhni llojin e llogarisë dhe pastaj trokitni lehtë emrin e llogarisë
me të cilën dëshironi të sinkronizoni pajisjen tuaj. Shfaqet një listë e objekteve që
mund të sinkronizohen me llogarinë.
3
Shenjoni objektet që dëshironi të sinkronizoni.
4
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Sinkronizo tani.
Për të hequr një llogari në linjë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi >
Cilësimet.
2
Nën
Llogaritë, përzgjidhni llojin e llogarisë dhe pastaj trokitni lehtë emrin e llogarisë
që dëshironi të hiqni.
3
Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi
Hiqe llogarinë.
4
Trokitni përsëri lehtë mbi
Hiqe llogarinë për të konfirmuar.