Përdorimi si portofol i pajisjes tuaj
Mund të përdorni shërbimet dhe aplikacionet e portofolit që ju lejojnë të ruani kartën e
kreditit, kartën e debitit dhe informacione të tjera në pajisjen tuaj, në mënyrë që të mund
të paguani për mallrat pa nxjerrë portofolin tuaj të vërtetë. Gjithashtu, mund të mbani
informacione për ofertat speciale në pajisjen tuaj.
Për të qenë në gjendje të paguani për mallrat me anë të pajisjes tuaj celulare, së pari
duhet të regjistroheni në një shërbim pagese portofoli. Ato mund të ofrohen, për
shembull, nga Google ose nga operatori juaj i rrjetit. Për më shumë informacion rreth
këtyre shërbimeve portofoli, referojuni ofruesit tuaj të shërbimit. Mund të lexoni më
shumë për Google Wallet™ te http://support.google.com/wallet/ .
Shërbimet e pagesës me anë të celularit mund të mos jenë ende të disponueshme në të gjitha
rajonet.
108
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.