Shikimi i videove në aplikacionin Filmat
Përdorni aplikacionin Filmat për të riprodhuar filmat dhe përmbajtjen tjetër të videove që
keni ruajtur ose shkarkuar në pajisjen tuaj. Aplikacioni Filmat gjithashtu ju ndihmon të
merrni ilustrimin grafik, përmbledhjet e skenarëve, informacionin e zhanrit dhe hollësitë e
regjisorit për çdo film. Gjithashtu mund të riprodhoni filmat tuaj në pajisje të tjera që janë
të lidhura në të njëjtin rrjet.
Disa skedarë videosh mund të mos jenë të riprodhueshëm në aplikacionin Filmat.
1
Shihni opsionet e menysë
2
Lëvizni lart ose poshtë për të parë përmbajtjen
3
Zvarritni anën e majtë të ekranit në të djathtë për të shfletuar të gjitha videot e shkarkuara dhe të ruajtura
4
Trokitni lehtë për të riprodhuar skedarët e videove të shkarkuara ose të ruajtura
Sony Entertainment Network me Video Unlimited dhe Music Unlimited nuk janë të
disponueshëm në çdo treg. Kërkohet abonim i veçantë. Zbatohen kushte të përgjithshme
shtesë.
Për të riprodhuar një video te Filmat
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Filmat.
2
Gjeni dhe trokitni lehtë videon që dëshironi të riprodhoni. Në videoja nuk shfaqet
në ekran, zvarritni anën e majtë të ekranit në të djathtë për të hapur menynë e
ekranit bazë të Filmave, pastaj gjeni dhe trokitni lehtë videon që dëshironi të
riprodhoni.
3
Për të shfaqur ose fshehur kontrollet, trokitni lehtë mbi ekran.
4
Për të ndërprerë riprodhimin, trokitni lehtë mbi . Për të vazhduar riprodhimin,
trokitni lehtë mbi .
5
Për t'u kthyer pas, tërhiqni shënuesin e shiritit të përparimit majtas. Për të kaluar
përpara, tërhiqni shënuesin e shiritit të përparimit djathtas.
Për të riprodhuar një video në një pajisje të jashtme
1
Kur një video është duke u riprodhuar, trokitni lehtë mbi ekranin për të shfaqur
kontrollet.
2
Trokitni lehtë mbi >
Throw.
3
Përzgjidhni një pajisje të jashtme në të cilën do të riprodhoni videon. Nëse nuk ka
pajisje të jashtme të disponueshme, ndiqni udhëzimet në ekran për të shtuar një të
tillë.
95
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të ndryshuar cilësimet te Filmat
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi , pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Filmat.
2
Trokitni >
Cilësimet, pastaj ndryshoni cilësimet sipas dëshirës.
Për të ndryshuar cilësimet e tingullit ndërsa riprodhohet një video
1
Ndërsa riprodhohet një video, takoni ekranin për të afishuar kontrollet.
2
Takoni , pastaj takoni
Cilësimet e zërit.
3
Shënoni kutitë e shënimit për cilësimet e tingullit që dëshironi të aktivizoni.
4
Kur të mbaroni, takoni
OK.
Për të ndarë një video
1
Kur një video është duke u riprodhuar, takoni , pastaj takoni
Bashkëndaj.
2
Në menynë që hapet, takoni aplikacionin që dëshironi të përdorni për të ndarë
videon e përzgjedhur, pastaj ndiqni hapat përkatës për t'a dërguar atë.